10 gusht 2014 – Megan Fox –Aktorja bukuroshe pi një lugë të madhe me uthull molle për të rritur metabolizmin.

Petra Nemcova – Kjo supermodele ka provuar të gjitha dietat me fruta deti, karrota dhe domate.

Beyonce – Kur i duhet të bjerë në peshë, Beyonce pi një përzierje shurupi, me panje, lëng limoni, piper të kuq dhe ujë për 10 ditë.

Mariah Carey – Këngëtarja është e njohur për konsumin e peshkut pa shije, pa kripë apo erëza përpara se të bëhet gati për tu ngjitur në skenë.

Elizabeth Hurley – Hurley ha vetëm 6 kupa supë lakërishtë në ditë kur do të eleminojë kilogramët e tepërta.

Selita Ebanks – Selita ka pranuar, e sigurisht dështuar, që të bënte një pastrim 3 ditor që konsistonte në konsumimin e qumështit të bajameve të përzier me lakër jeshile.

Laura Prepon – Aktorja ka pranuar se ka bërë një dietë HCG, e cila konsiston në injektimin e hormoneve të shtatzënisë dhe mban një dietë që nuk duhet të kalojë 500 kalori në ditë.

Holly Robinson Peete – Holly provoi dietën me kërpudha, sipas së cilës duhet të hash një pjatë me lloje të ndryshme kërpudhash. Ajo pranoi se kjo dietë nuk i zgjati shumë.