Aktore të karrierës dhe gjenerata e re do të ngjiten në skenën e Teatrit Kombëtar për të interpretuar komedinë “8 Femra”.
Yllka Mujo, Rajmonda Bulku, Olta Daku, Zamira Kita, Merita Çoçoli, Klodiana Keço, Paola Kodra, Blerta Belliu dhe Ilda Pepi, iu është dhënë një detyrë nga regjisorja Driada Dervishi, të zbërthejnë personalitetin e një femre në gjithë ciklet e saj të jetës.
Por për të bërë të mundur këtë duhet të vdesë një burrë dhe ai është bashkëshorti i Gabit, interpretuar nga Yllka Mujo.
“8 Femra” është një dedikim edhe për aktoret e kalibrit që Driada Dervishi bën.
Zbulimi i gënjeshtrave, intrigave mes anëtarëve të së njëjtës familje dhe shërbyeseve të tyre, vjen përmes humorit të hollë, e sjell veçanërisht bukur edhe në konferencën për mediat, nga një prej aktoreve më të mira të teatrit sot, Olta Daku. /TVKlan