9 shtator 2014 – Kanceri i gjirit shkakton vdekjen e mijera grave ne te gjithe boten. Per ta parandaluar prekjen prej tij ndiqni keshillat e meposhtme. jane shume te thjeshta dhe mund te parandalojne ne kohe prekjen nga kjo semundje qe mund te rezultoje vdekjeprurese.

Ruani një peshë të shëndetshme – Të qenit mbipeshë shton rrezikun për tu prekur nga kanceri i gjirit, pasi qelizat me yndyrë prodhojnë sasi të vogla estrogjenesh, gjë që ushqen mundësinë për tu prekur nga kanceri. 

Kontrolloni historinë familjare – Bëni mirë të shikoni nëse dikush në familjen tuaj ka pasur kancer në gji. Nëse keni patur, atëherë rreziku i zhvillimit të kancerit është më i madh.

Pini në mënyrë të moderuar – Pirja e një gote vere ju bën mirë ju, por teprimi me alkool, rrit shanset për tu prekur nga kanceri.

Stërvituni – Aktiviteti fizik ndihmon jo vetëm për të pasur një peshë të shëndetshme, por redukton edhe rrezikun e zhvillimit të kancerit. American Cancer Society rekomandon që të bëhen së paku 60 minuta stërvitje në javë.

Kontraceptivët – Marrja e kontraceptivëve oralë, rrezikon mundësinë e zhvillimit të kancerit të gjirit. Por ky rrezik nuk është serioz nëse kontraceptivët janë marrë për një kohë të reduktuar.

Vlerësoni rrezikun – Një vizitë te mjeku nuk bënë asnjëherë keq, kështu që më mirë të parandalonii.

Mos u tregoni të ndrojtura te mjeku – Mjeku duhet t’iu kontrollojë dhe të ketë sa më shumë informacion rreth jush, në mënyrë që të ndikojë për një jetë më të shëndetshme. Sigurohuni që të pyesni, për gjithçka që nuk e keni të qartë.

Relaks – Qetësia dhe mbajtja larg e stresit, garanton një jetë më të shëndetshme. Kjo gjë lidhet edhe me reduktimin e zhvillimit të kancerit të gjirit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/