29 gusht 2014 – Kërkoni të jeni një perëndeshë seksi dhe ta lini pa fjalë partnerin tuaj në shtrat? Ndiqni këshillat e mëposhtme dhe me siguri të dy do të ndiheni mjaft mirë gjatë marrëdhënies.
Si të dëshiron ai – Meshkujt duan të kenë një femër që të dijë të veprojë në mënyrë autonome dhe që të mos kenë nevojë për tu drejtuar gjatë seksit, të jetë pjesëmarrëse dhe ta mbajë gjallë.
Bëje të kuptojë që je – Mashkullit i pëlqen një femër pasionante e cila e shijon seksin në përgjithësi dhe në veçanti kur është me të. Në këtë mënyrë mashkulli ndihet i kënaqur.
Dominoje – Një femër që merr iniciativën vetë duke e përdorur mashkullin si objekt seksual, mund të rezultojë shumë tunduese për sytë e tij. Vetëbesimi dhe lirshmëria, i japin kënaqësi maksimale mashkullit.
Risitë – Meshkujt janë shumë të ndjeshëm nga efekti i surprizës, një pozicion i ri, një vend i pazakontë apo një eksitim ndryshe. Shmangni rutinën dhe mbani një jetë seksuale të pasur me emocione.
Dëshira të çuditshme – Mashkulli mund të tundohet dhe eksitohet së tepërmi nëse femra ka dëshira disi perverse. Kështu që mundohuni të luani ndonjëherë më rëndë dhe ndryshe, duke e bërë mashkullin të çmendet pas jush.
Seksi oral – Është raporti më i preferuar i meshkujve. Ky është raporti që i kënaq dhe u eksiton në maksimum.
Lëreni t’iu shikojë – Mashkulli pëlqen të shikojë trupin e zhveshur të femrës, mënyrën se si lëviz dhe si psherëtin. Një nga kënaqësitë maksimale të mashkullit, është të shikojë femrën se si shijon raportin në shtrat.
Fuqia e imagjinatës – Dëshira e mashkullit kalon nga syri, por imagjinata i jep një tjetër hov. Ndërsa bëni dashuri, tregojini një detaj edhe më pikant të raportit, në mënyrë që ta shijojë me më shumë intensitet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





