Përmes artit dhe fuqisë së fjalës në hollin e teatrit të Durrësit, artistet Suela Bako, Ramona Tullumani, Anila Varfaj dhe Andia Xhunga iu bashkuan nismës së Këshillit Bashkiak për të reaguar fort ndaj dhunës dhe pasojave të saj në shoqëri.

Mesazhet kundër dhunës ndaj gruas, kundër mentalitetit patriarkal dhe indiferentizmit të shoqërisë ndaj saj u shoqëruan me mesazhe në mbështetje të grave të dhunuara dhe rëndësisë për edukimin dhe barazinë gjinore. Aktivitetet u ndoqën edhe nga burra e djem duke shënuar një hap të ri në përpjekjet e grave për jetë të sigurtë dhe në paqe.