Ditën e sotme në Tiranë një grup vajzash dhe grash kanë bërë një marshim në kuadër të 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave.

Ato e kanë nisur marshimin me parrulla në duar nga Drejtoria e Policisë deri tek Kryeministria në kërkim të të drejtave të tyre.

Kujtojmë që këtë marshim e patën paralajmëruar më herët përmes një psotimi në rrjetet sociale ku shkruanin: “Është momenti të luftojmë për të drejtat tona duke prishur barrierat dhe muret imagjinare qe na janë imponuar nga ideologjia dhe sistemet shtypëse. Është momenti të tregojmë të gjithë solidaritet dhe të bashkëpunojmë. Prandaj në datën 8 Mars marshojmë për barazi, edhe gjinore’.