Me rastin e 8 Marsit, kryetari i PS-së Shijak organizoi një udhëtim në Korçë për 80 gra.

Ky është kthyer në një ritual të përvitshëm nga ana e kryetarit Elton Arbana, pasi prej pesë vitesh ai organizon aktivitete të tilla për gratë e Shijakut.

Të pranishme në udhëtim ishin edhe pjesëtare nga Shoqëria Civile.

“Gratë janë kontribuese dhe faktorë të rëndësishëm. Ato duan një jetë më të mirë për veten dhe një të ardhme më të mirë për vendin. Forcën e gruas e shoh çdo ditë te nëna dhe bashkëshorja ime”,- tha Arbana gjatë takimit.

Në këtë takim u diskutua gjithashtu për përvojat dhe sfidat e grave në fushën e barazisë gjinore, për edukimin e grave dhe vajzave, për fuqizimin ekonomik të tyre dhe krijimin e mundësive për punësim.

“Duhet të ndërgjegjësohet e gjithë shoqëria, për të pasur sa më shumë gra të arsimuara”,- tha kreu i PS-së së Shijakut.