Tiranë, 8 mars 2014 – Në ditën e 8 Marsit, Lidhja Demokratike e Gruas zhvilloi një protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë selisë së Qeverisë. Gratë demokrate kërkuan të mos u nëpërkëmben të drejtat si dhe të respektohet dinjiteti i tyre, duke ndalur menjëherë shkarkimet nga puna. Të mbetura padrejtësisht pa punë, këto gra kanë pak arsye për të festuar. Në protestën para Kryeministrisë, Lidhja Demokratike e Gruas i kujtoi edhe njëherë shefit të Qeverisë se gratë janë Kushtetuta e jetës dhe të drejtat e tyre nuk mund të nëpërkëmben.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





