Nata e festës së 8 marsit është e egër, sepse “girls gone wild”. 

Femra të etura për show, që shohin meshkuj që zhvishen nën vështrimet dhe ulërimat e tyre. Jemi në mesnatë, ndërsa ka hyrë 9 marsi. 

Qindra gra dhe vajza, madje të shoqëruara nga të dashurit e tyre, të mbledhura për të shijuar performancën streaptease të dy meshkujve të vetëm, veshur me mbathje dhe këmisha. 

Është moda e re e klubeve të natës në kryeqytet, që joshin femrat në emër të 8 marsit, duke organizuar mbrëmje me balerina e me striptistë që në fund fare dalin siç i ka bërë nëna. 

Në magazinën e përshtatur si klub nate, në periferi të Tiranës ishin djemtë ata që do të kërcenin për vajzat. Duke u zhveshur. 

Ashtu siç ishte reklamuar te posterat e ngjitur në trungjet e pemëve dhe nëpër shtylla. Secili klub nate kishte bërë posterin e tij reklamues.