Të dashur meshkuj, 8 marsi po afron, kështu që po ju sjellim disa këshilla se çfarë t’i dhuroni zonjave tuaja të dashura për t’i bërë të lumtura.
Jo vetëm lule
Tufa e mimozave tashmë është kthyer në një traditë të pashmangshme. Është e pamendueshme që për festën e grave të mos dhurohet një buqetë me mimoza, që lulëzojnë pikërisht në mars.
Nëse lulet janë për të dashurën tuaj, pasurojeni buqetën me trëndafila të kuq, për t’i shprehur edhe dashurinë.
Dhurata të aromatizuara
Qirinjtë aromatikë që mund t’i ndizni gjatë kohës që qëndroni bashkë, gjatë një darke romantikë apo një masazhi, janë një zgjedhje e shkëlqyer. Zgjidhni aromat ekzotike dhe të ëmbla, që i pëlqejnë të gjitha vajzave. Sigurisht që edhe e dashura apo bashkëshortja juaj do të mbetet e kënaqur.
Parfumi me aromë mimoze është po ashtu një zgjedhje e mirë, për vajzat dhe gratë që e pëlqejnë aromën e kësaj luleje “magjike”.
Ide romantike
Një libër romantik, apo një DVD me histori dashurie nëse asaj nuk i pëlqen të lexojë.
Një puzzle me foton tuaj. Për ata që kanë një të dashur të apasionuar pas puzzle-ave, kjo është një dhuratë perfekte dhe ka shumë fotografë që e ofrojnë këtë shërbim.
Ide sensuale
Një komplet të brendshmesh. Sfidojmë këdo që të gjejë një vajzë, të cilës nuk i pëlqejnë t’i dhurojnë të brendshme! Kjo do të jetë një dhuratë e pëlqyer, që do t’ju shpërblejë edhe ju në momentet pikante të intimitetit tuaj.
Shampanjë me fruta pylli
Për një dolli në këtë ditë zgjidhni një shishe shampanje të aromatizuar me fruta pylli, të gazuar, por me shije të ëmbël, sepse kështu u pëlqen më shumë femrave.
Një kuti me çokollata
Nuk do t’i rezistojnë as vajzat që janë me dietë… Bleni edhe luleshtrydhe në mënyrë që çokollatën ta kombinoni edhe me frutat. Ndër të tjera një përzierje e tillë njihet edhe si afrodiziak…
Burimi: Girlpower.it
Përshtati: R.O.