Patrullat e Policisë së Shtetit, në Tiranë, kanë ndaluar sot gratë shofere, por jo për ndonjë shkelje. Qëllimi ishte t’u uronin atyre 8 Marsin në një mënyrë disi më të veçantë. Efektivat e Policisë së Shtetit dhuruan sot buqeta me lule për gratë shofere, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Gratë fillimisht janë shqetësuar për shkeljen që supozohej se kishin bërë, por më pas janë surprizuar nga një punonjës policie, i cili dilte nga makina e policisë më lule në duar për të uruar festën.
8 Marsi / Policia e Shtetit befason gratë në timon, i ndalon për t’iu dhuruar lule
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona
Politika me qasje të re: Strategjitë për një Demokraci Funksionale
Tatimet kujtojnë biznesin, afati për dorëzimin e pasqyrave financiare është deri më 31 Mars
Ja kush është lojtari debutues në listën e Silvinjos, la Kosovën për Shqipërinë





