Sekretet e bukurisë nga e gjithë bota janë të paçmueshme. Jeni të interesuar të përdorni përbërës natyralë? Dëshironi të dini mënyrat për të “bombarduar” bukurinë tuaj të brendshme dhe të jashtme me produkte “hand-made”. Dëshironi të keni shkëlqim të jashtëm dhe të brendshëm?
Greqia
Lajini flokët me çaj rozmarine për më shumë shkëlqim dhe flokë të butë. Teknika që përdoret në Greqi zakonisht funksionin duke valuar ujin me disa degëza rozmarinë, dhe heqjen e këtyre të fundit para aplikimit.
Turqi
Përdorni çaj kamomili për të rritur shkëlqimin e flokëve tuaj. Merrni një filxhan me kamomil dhe ziejini në dy gota uji. Hiqini lulet e kamomilit dhe hidheni ujin mbi flokë, duke e lënë të thahet natyrshëm.
India
Indianët përdorin ‘Kalaja’ për penel. ‘Kalaja’ është një përzierje e hirit me vajra të ndryshëm, ku shpesh herë është vaji i bajames që përdoret. ‘Kalaja’ është përdorur historikisht rreth syve, kryesisht në pjesën e poshtme, për të shmangur shkëlqimin e diellit.
Meksika
Femra, ka një mënyrë inovative për të përthyer qerpikët tuaj: përdorni një lugë çaji. Mbajeni lugën horizontalisht me njerën dorë, mbështetur në qepallën e syrit, në mënyrë që cepat e lugës të prekin qerpikët. Me gishtin e madh të dorës tjetër, me delikatesë, ngjeshni qerpikët tek cepi i lugës.
Nga kjo shtypje, qerpikët tuaj do të jenë më të harkuar dhe gati për vendosjen e rimelit.
Francë
Përdorni lëngun e limonit pasi keni ngrënë ushqim me duar, për t’i larë ato (disa vende kanë traditë ngrënien e ushqimit me duar). Por kjo teknikë mund të përdoret edhe pas lyerjes me manikyr. Francezët thonë se mjafton 10 minuta me lëngun e limonit dhe duart do të jenë të pastra.
Australi
Australianët përdorin rrënjët ‘akilian’, e cila njihet për vetitë anti-inflamatore si dhe për të forcuar lëvizjet e kyçeve.
Afrika
Gjalpi ‘shea’, i nxjerrë nga pema e Karitesë, e cila ndodhet në rajonin e Savanës në mes të Afrikës Perëndimore. Ai përdoret nga vendasit për të zbutur lëkurën.
Brazil
Një banjo me thjerrëzat e praktikuar në Brazil do t’ju relaksojë, zbusë lëkurën, por edhe do t’ju shërojë me vetitë e saj anti-inflamatore. /Revista Shije/