Gjatë verës shtohet edhe më shumë nevoja e organizmit hidratim. Më poshtë ju paraqesim disa super ushqime që kanë më shumë vlera ushqyese se të tjerat. Ato ju ndihmojnë të rekuperoni forcat dhe në të njëjtën kohë të humbni peshë.  

Ja kush janë 8 super ushqimet

1.    Qershitë

Qershitë janë të pasura me antioksidues dhe janë ushqimi perfekt gjatë verës, sidomos për rata që merren me aktivitet fizik. Ato ndihmojnë në rekuperimin e muskulit pas një sforcimi, kanë veti antioksioduese dhe luftojnë celulitin. Nga të gjitha frutat e kuqe janë qershitë ato që kanë përqëndrim më të madh betakarrotenit që favorizon edhe nxirjen nga dielli.

2- Avokadot

Avokadot janë fruta shumë të pasura me yndyrna të pangopura, perfekte për shëndetin e zemrës. Ndër të tjera janë është shumë të pasura me vitamin E, antioksidues e vitaminë D, që është e domosdoshme për të patur kocka të shëndetshme.

3-Papaja

Papaja e butë dhe e ëmbël është një frut i lehtë dhe i përbërë kryesisht nga uji dhe karbohidratet, kështu na furnizon me energji, duke mos rënduar stomakun. Ajo është e pasur me acid folik, magnez, vitamin A, E dhe C. Papaja ndihmon në rritjen e përqëndrimit tek njeriu.

4- Pjeshkat

Të pasura me një acid të ngjashëm me acidin citric, që eliminon toksinat, ndihmon tretjen dhe qarkullimin e gjakut, pjeshkat janë perfekte për t’u konsumuar gjatë verës. Ndër të tjera konsumimi i tyre iu ndihmon të keni një bark të sheshtë.

5- Pjepri

Pjepri është frut me cilësi të pafundme. Është i pasur me hekur dhe i këshillueshëm veçanërisht për ata që vuajnë nga anemia. Përmban një sërë vitaminash si A dhe C, që luftojnë plakjen dhe përforcojnë kockat dhe dhëmbët. Prezenca e kalçiumit, potasit dhe fosforit e bëjnë atë një frut ideal për të luftuar të nxehtin e këtyre ditëve.

7- Shalqiri

Shalqiri përbëhet nga 92% ujë dhe është një nga ushqimet më të lehta për t’u konsumuar gjatë verës. Është i pasur me ushqyes që mbrojnë lëkurën nga djegia gjatë ekspozimit në diell. Ndër të tjera lufton hipertensionin.

8- Kastraveci

Është një ushqim perfekt që i pengon karbohidrateve kthimin në yndyrna. Pikërisht për këtë arsye dietologët vendosin kastravecin në çdo dietë. Ka shumë pak kalori dhe është një diuretik perfekt.