Të paktën 8 persona kanë humbur jetën nga uragani Harvey që ka goditur Teksasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i Port Aransas. Një pjesë e madhe e banorëve janë evakuuar pasi ishin paralajmëruar për uraganin që do të godiste vendin. Kryebashkiaku u bën thirrje banorëve që nuk duhet të konsiderojnë rikthimin në banesa deri në një njoftim të dytë.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur punën e kërkim-shpëtimit. Operacioni po zhvillohet me ngadalë dhe me vështirësi për shkak të mbeturinave të shumta që ndodhen nëpër rrugë të hedhura nga uragani. Autoritetet i frikësohen faktit se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh.