Nëse keni vënë re ndonjëherë dikë që është gjithmonë i pranishëm në grupet e WhatsApp-it apo Messenger-it, por rrallëherë flet ose përgjigjet vetëm kur e sheh të nevojshme, mos nxitoni ta gjykoni.

Sipas psikologëve, pas kësaj sjelljeje qëndrojnë arsye shumë interesante, që lidhen më shumë me personalitetin sesa me mungesën e interesit.

1. Vëzhgues të heshtur

Këta persona nuk ndërhyjnë menjëherë në biseda. Ata preferojnë të vëzhgojnë nga distanca, duke kuptuar më parë dinamikat dhe emocionet e pjesëmarrësve, përpara se të reagojnë.

2. Reflektivë dhe mendues

Personat e qetë nuk janë impulsivë. Ata mendojnë gjatë përpara se të shkruajnë ose të përgjigjen, ndaj shpesh nuk reagojnë menjëherë. Preferojnë të rrinë në “seen” sesa të thonë diçka që nuk e kanë peshuar mirë.

3. Dëgjues të mirë

Në një botë ku të gjithë flasin, ata zgjedhin të dëgjojnë. E analizojnë tonin dhe përmbajtjen e mesazheve për të kuptuar nëse ia vlen të përfshihen në bisedë.

4. Marrëdhënie të vërteta, jo thjesht fjalë

Ata nuk i japin rëndësi bisedave të cekëta. Aktivizohen vetëm kur diskutimet janë serioze dhe kanë vlerë për ta.

5. Strategë të komunikimit

Nuk shkruajnë rastësisht. Çdo ndërhyrje e tyre është e menduar për të shmangur drama apo debat të panevojshëm. Shpesh, një mesazh i tyre mund të ndryshojë rrjedhën e një bisede.

6. Qetësia si formë mirëqenieje

Zhurma e tepërt i lodh. Këta persona shpesh zgjedhin të qëndrojnë në heshtje për të ruajtur energjinë dhe qetësinë mendore.

7. Të vetëdijshëm për veten

Janë të ndjeshëm ndaj emocioneve dhe dinë të vendosin kufij. Nuk përfshihen në debate pa kuptim dhe dinë kur të tërhiqen.

8. Të pandikueshëm dhe emocionalisht të qëndrueshëm

Edhe kur situatat bëhen tensionuese, ata nuk bien pre e presionit. Dinë të shkëputen pa e bërë dramë.

Sipas psikologëve, kjo sjellje nuk duhet parë si indiferencë, por si një mënyrë e mençur për të komunikuar. Edhe bashkëshortja e ish-presidentit amerikan, Michelle Obama, ka theksuar dikur se njerëzit e qetë shpesh përgatiten gjatë për të dhënë përgjigjet më të plota dhe më të menduara.