Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, është shpallur fajtor për korrupsion pasi mësohet se ka pranuar një zarf me dy milionë dollarë nga një biznesmen. Ai u dënua me tetë vite burg dhe punë të detyrueshme, ndonëse vazhdon të pretendojë se është i pafajshëm.

Ish-ministri rus Aleksei Uljukajev, u arrestua në hyrjen e selisë moskovite të “Rosneft”-it dhe u gjend me një çantë plot me para.

Sekini, një person shumë i besuar i Putinit, me një të kaluar në shërbimet sekrete (FSB) dhe sipas shumë burimesh drejtues i fraksionit të fajkonjve (një drejtim konservator brenda partisë së Putinit) ka akuzuar Uljukajevin se i morri paratë si shpërblim për miratimin që kishte dhënë për blerjen e “Bashneft”, kompani nafte që në atë kohë ishte në synimet ekspansioniste të Sekinit.

Nga ana tjetër, Uljukajevi, që është anëtar i grupimit të kundërt, pëllumbat liberalë, ka mohuar gjithnjë këtë, duke e përkufizuar arrestimin e tij si një provokim të orkestruar nga Sekini dhe ka theksuar se nuk e dinte që në çantë kishte para, duke menduar se ishte një dhuratë me verë dhe sallam për Krishtlindje.

Sekini, pavarësisht që u thërrit të dëshmonte si akuzuesi kryesor, nuk është paraqitur kurrë në gjykatë për marrjen në pyetje dhe gjykata ka punuar vetëm me depozitimin që ai kishte bërë në fazën fillestare.