8 gusht 2015 – Nuk i mjafton fatkeqësia që i ka rënë, por ky djalë i mitur për shkak të duarve gjigante, është përzënë dhe nga fshati ku jetonte në jug të Indisë.
Kaleem, 8 vjeç nuk lejohet të shkojë në shkollë pasi fëmijët e tjerë mendojnë se ai është “djall”.
Por familja nuk e braktisi, e ndoqi pas dhe e ka dërguar te mjekët më të specializuar. Djaloshi ka kryer një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale dhe tashmë pret që edhe ai të jetë “normal’ dhe të shkojë në shkollë.
Kaleem vuan nga një sëmundje e rrallë që njihet si macrodactyly, një lloj tumori që zhvillon me tepër se sa duhet organe të caktuara të njeriut deri edhe gjigantizmin.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/