BOSTON, 16 prill 2013 – 8 vjeçari Martin Richard gjeti vdekjen ndërsa priste të përqafonte të atin në vijën e finishit të maratonës së Bostonit.
Ai është një nga 3 viktimat e dy shpërthimeve në Boston, që shkaktuan rreth 140 të plagosur.
Martin Richard vdiq pasi dy bomba shpërthyen në një interval pak sekonda nga njëra-tjetra, në një kazan plehrash shumë pranë vendit ku ai ndodhej.
Ngjarja e djeshme u cilësua nga mediat amerikane si një nga sulmet më të egra pas 11 shtatorit për Amerikën.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





