29 janar 2015 – Gjykata e Bergamos dënoi Julian Simon Bilon me 8 vjet e 2 muaj burg, dhe me 8 vjet e 8 muaj burg "kolegun" e tij moldav. Juliani u dënua për kërcënime, dhunë fizike, për vjedhje dhe shpërndarje droge.
Ai për të rekuperuar kredi të këqija përdorte dhunën dhe kërcënimet ndaj klientëve. Në një rast, përveç se rrahu kreditorin dhe e kanosi me armë të mbushur e kërcënoi, që në rast moskthimi të kredisë prej 4 000eurosh do t’i rrëmbente të bijën 16 muajshe. Në fund fare, në mungesë të eurove i vodhi veturën AUDI.
Karabinieria, kur kontrolloi banesën e Simonit dhe të moldavit gjeti disa pistoleta dhe një shpatë samurai, gjë që i kushtoi dënim shtesë për armëmbajtje pa leje.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





