Një grup turistësh elitarë, të cilët kanë zgjedhur të udhëtojnë përmes Evropës me makinat e tyre sportive dhe super të shtrenjta janë ndalur edhe në Tiranë.
Së bashku me automjetet e tyre spektakolare ata janë ndalur para Hotel Plazës, ku nuk ka munguar kureshtja e qytetarëve.
“Hotel Plaza” është përzgjedhur disa herë nga turistë të këtij kalibri si ndalesë, ku mund të veçojmë edhe pjesemarrësit e eventit “GUMBALL 3000”, ku rreth 80 automjete luksoze u parkuan në vitin 2017, në po të njëjtin ambient, në kryeqytetin shqiptar.





