Disa javë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka urdhëruar bërjen e testit të drogës për punonjësit e policisë.
Ndërsa mësohet se 80 efektivë të policisë së Shkodrës i janë nënshtruar testit të drogës, ku 12 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Punonjësit që kanë rezultuar pozitivë janë të moshës mbi 50 vjeç dhe sipas “News24”, disa prej tyre kanë pretenduar se nuk kanë konsumuar kurrë lëndë narkotike, madje pritet që të padisin penalisht klinikën që iu ka bërë testet.
Mësohet se ata kanë thënë se janë thjesht duhanpirës dhe jo përdorues drogash, ndërsa pritet të shihet se çdo të ndodhi me 12 efektivët e Shkodrës që rezultuan pozitivë.
Kujtojmë se procesi i testimit të drogës në radhët e policisë ka nisur prej disa ditësh dhe pritet që efektivët që dalin përdorues të përjashtohen nga puna.