80 persona që u liruan nga burgjet në të gjithë vendin pasi u zhvillua procesi i lirimit të të burgosurve politikë. Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, tha se 626 të burgosur janë liruar deri më tani, por nuk dha një afat kohor për lirimin e pjesës tjetër. 

Mediat e huaja shkruajnë se, Rodriguez deklaroi se do të kontaktojë Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk këtë të hënë, për t’i kërkuar OKB-së të verifikojë listat e të liruarve deri më tani në vendin e saj.   

Ndërsa drejtori i organizatës Foro Penal, Alfredo Romero , shkroi në një postim në X se 80 të burgosur u liruan nga burgjet në të gjithë vendin sot dhe të tjerë mund të lirohen brenda ditëve. Nga 8 janari deri më sot, Foro Penal kishte konfirmuar vetëm lirimin e 156 të burgosurve politikë.