21 korrik 2014 – Fotografitë e stilistit 80-vjeçar, Giorgio Armani, në shoqërinë e vajzave modele 20-30 vjeçare, i kemi parë shpesh të qarkullojnë gjithandej.
Këto ditë, ai nuk ka zgjedhur të jetë vetëm në shoqërinë e ndonjë mikeshe, por i është bashkuar një grupi miqsh që po pushojnë në Formentera.
Pas një dite thuajse të qetë me lexim e banjë dielli, Armani e ka mbyllur ditën në varkën e tij private, sikurse bënte edhe pak javë më parë kur kishte zgjedhur San Tropez për të pushuar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





