ATHINË, 8 mars 2013 – Një 50-vjeçare shqiptare denoncon pronarin e saj grek… 80 vjeç për pengmarrje dhe përdhunim.

Ankesa e një gruaje 50 vjeçe, që punonte si shtëpiake te një 80-vjeçar, ka tronditur shoqërinë e qytetit Mytilen në ishullin e Lesbos-it në Greqi, njofton portali grek “evianews.com”.

Gjithçka ka ndodhur natën e së martës e së mërkurës. Gruaja 50 vjeçare nga Shqipëria ishte në shtëpi e 80-vjeçarit, ku punonte si shtëpiake.

Ajo nuk mund ta imagjinonte se do binte viktimë nga sulmi i një njeriu, për të cilin ajo ka punuar.

Plaku 80 vjeç, sipas news.gr,  ka kërcënuar me armë dhe ka mbajtur peng në shtëpi të punësuarën e vet.

Pastaj ai vazhdoi veprime të pahijshme kundër vullnetit të saj.

Shqiptarja u ankua në polici.

Pas hetimit që u bë në shtëpinë e të moshuarit, u gjetën dhe konfiskuan një pistoletë kalibrër 32 mm dhe dy fishekë 9 mm, që i mbante pa leje.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/