Një e moshuar është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në Kaninë të Vlorës dhe sipas burimeve zyrtare dyshohet se gjendja e rënduar psikologjike mund ta ketë shtyrë drejt aktit ekstrem.

“Më datë 18.05.2021, rreth orës 10:00, në fshatin Kaninë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëhedhur nga lartësia e katit të 2-të të ndërtesës ku banonte shtetasja S. Z., rreth 80 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.