Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit.
Në një postim në rrjetet e tij sociale, Rama e ka bërë të urim edhe më të veçantë. Kreu i qeverisë ka ndarë një foto të një vogëlushi i veshur kuqezi dhe me flamurin shqiptar, i cili ka ardhur në jetë ditën e djeshme, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Mirëmëngjes dhe me Diansin, vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, Ditën e bekuar të Pavarësisë, ju uroj sot të gjithëve Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit”, ka shkruar Kryeministri.