BRUKSEL, 22 prill 2013 – Bashkësia turke dhe ajo shqiptare dëshmuan forcën e tyre për të përballuar dhembjen, raporton shtypi belg.
Natën e 21 prillit, me shpejtësi, nëpërmjet rrjeteve sociale, mblodhën rreth 800 veta të të gjitha moshave.
Homazhi i 22 prillit 2013 për katër të rinjtë e vdekur në urën Van Praet të Brukselit ishte prekës.
Në procesion, prindërit e të vdekurve u përcillnin mesazh të rinjve që të tregojnë kujdes kur drejtojnë automjete, për të parandaluar kështu përsëritjen e një tragjedie të tillë.
Disa dëshmitarë kanë treguar se më 18 prill 2013, rreth orës 20,50, po zhvillohej një garë mes një kabrioleti 308 me një BMW X5 me ngjyrë të zezë.
Kabrioleti ra nga ura e Brukselit, teksa 4 udhëtarët e saj, të rinj të moshës 19-23 vjeç, u hodhën për të shpëtuar.
Tri vdiqën në vend dhe i katërti u çua në spital në gjendje të rëndë, ku dhe ndërroi jetë.
Tre nga viktimat ishin me kombësi turke, njëri me kombësi shqiptare.
Hakiu, me origjinë nga Kosova, ku dhe do të riatdhesohet të martën, merrej me kik-boks, teksa i ati shihte tek ai kampionin e ardhshëm.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





