Policia e Vlorës ka arrestuar një 43-vjeçar të shpallur në kërkim nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Robert Myftari, banues në Vlorë, ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më 10 nëntor të vitit të kaluar, në vendin e quajtur Cekodhima, është përpjekur të trafikojë drejt Italisë 808 kilogramë hashash.
Ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur trafikun e sasisë së konsiderueshme të drogës, që së bashku me gomonen u sekuestrua në atë kohë në cilësinë e provës materiale.
Ndaj 43-vjeçarit gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.





