16 shkurt 2015 – Kurioziteti për të parë filmit erotik “Fifty Shades of Grey” (50 hijet e Greit), ka bërë që në premierën botërorë të filmit, të grumbullojë plot 81.7 milionë dollarë të ardhura, nga 3646 kinema gjatë 3 ditëve të para të shfaqes së tij. Lajmi është bërë publik nga studioja Universal Pictures. “50 hijet e Greit” është kthyer kështu në fimin e dytë në histori, që në debutimin e tij gjatë muajit Shkurt, kap shifra të tilla përfitimesh, pas filmit “Pasioni i Krishtit” në 2004, që grumbulloi 83.9 milionë dollarë. “50 hijet e Greit” u prezantua gjatë kësaj fundjave, duke përkuar me festat e “Shën Valentinit” dhe “Ditën e Presidentit” në SHBA.
Siç shkruan DailyMail, “50 hijet e Greit” mund të arrijë 90 milionë dollarë përfitime gjatë 4 ditëve të festës së “Dita e Presidentit” që zgjat prej datës 17 – 20 Shkurt.





