Dy shqiptarë janë shpallur fajtorë të premten e 28 shtatorit nga gjykata e Southwark Crown në Britani, për akuzën e trafikut të drogës.  Shqiptarët Haxhi Shehu, 34 vjeç dhe Fitim Prençi, 39 vjeç me banim në Newlands Street, akuzohen për posedim të 81 kg kokainë.

Më 13 mars ata u ndaluan pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjetën 81 kg kokainë të vendosura në 4 çanta të mëdha. Një tjetër çantë dhe një sasi e madhe parash kesh u gjetën gjatë kontrollit të banesës. Droga nëse do të hidhej në treg do të sillte një përfitim prej 8 milionë paund.

“Ishte një operacion i shpejtë falë të cilit policia arriti të heqë nga tregu një sasi të madhe kokaine” u shpreh Liam Hurley, një dedektiv policie. Seanca për shpalljen e dënimit do të jetë një ditë tjetër, shkruan met.police.uk.