Një shkronjë e vetme mund të bëjë një ndryshim të madh në fjalë, e sidomos kur në navigatorin satelitor. E këtë gjë e kuptoi më së mirë një 81-vjeçar, i cili u nis me makinë nga Newcastle për të shkuar në Romë, me qëllimin që të shkonte në Vatikan për të takuar Papën.
Por i moshuari, në vend të shkruante Roma, kishte shkruajtur Rom, kështu navigatori e çoi në një qytet të vogël në veriperëndim të Gjermanisë, rreth 1500 kilometra larg kryeqytetit italian.
81-vjeçari nuk kishte kuptuar asgjë, deri në momentin kur navigatori e kishte lajmëruar se kishte mbërritur në destinacion. I moshuari ishte habitur nga ajo që kishte parë, pasi para syve të tij, në vend të shfaqej Bazilika e Shën Pjetrit, në fakt u shfaq një fshat.
I hutuar nga ajo që kishte parë, 81-vjeçari kishte harruar frenat e dorës dhe kur ai doli nga makina, automjeti përfundoi poshtë një kodre. I ndihmuar nga banorët, ai u drejtua nga rajoni i policisë, të cilët i bën të ditur se ku ndodhej.





