Shkrimtarja kanadeze 82 vjecare, Alice Munro ka fituar çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2013. Në njoftimin e Akademisë suedeze ajo cilësohet si një mjeshtre e historive të shkurtra bashkëkohore. Librat e saj përfshijnë edhe "E dashur Jetë" dhe"Kërcimi i Hijeve të Lumtura". Fitues të mëparshëm të çmimit kanë qenë të mëdhenjtë e letërsisë si Rudyard Kipling, Toni Morrison dhe Ernest Hemingway. Vitin e shkuar çmimin e mori Mo Yan.





