6 gusht 2015 – Takimi që u zhvillua në “Elbasan Arena”, Skënderbeu-Milsami mund të thuhet se ishte gati i njëjtë me një sfidë të kombëtares kuqezi.

Kjo për shumë arsye, ku së pari ishte fakti se në Elbasan, korçarët ishin duke luajtur përballjen e jetës, duke qenë se kishin në dorë të shkruanin historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar pjesëmarrjen në grupet e Europa League.  Një gjë të tillë e bënë, ndërsa fakti që tifozët korçarë ishin të bindur për suksesin, pas suksesit në sfidën e parë në Moldavi, bëri që “Elbasan Arena” të kishte një numër të lartë spektatorësh.

8200 bileta mësohet se u shitën për takimin. Fakti që ndeshja nuk luhej në qytetin juglindor nuk i pengoi aspak tifozët e Skënderbeut të udhëtonin drejt Elbasanit, ndërsa fansat korçarë nuk ishin të vetmit që patën kënaqësinë të shijonin suksesin e Skënderbeut, pasi në stadium, spektatorët kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/