Një 83-vjeçar dhunohet nga djali i tij dhe detyrohet që në moshë të thyer, të rendë nëpër dyert e policisë për të kërkuar ndihmë nga uniformat blu.

Rasti është regjistruar në Durrës një ditë më parë, kur policia njofton se ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin F.D, vjeç 83.

Djali i tij L.D., vjeç 39, akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.