Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “Don Boskos”, në Tiranë ku një 84-vjeçare me iniciale D.L. është hedhur nga kati i tretë i pallatit duke ndërruar jetë në vend.
“Me datë 08.01.2022, rreth orës 07:50, në “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja D. L., 84 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





