Klubi i Shumësporteve Teuta Durrës organizon Kampionatin Amator të Volejbollit Mix, që do të zhvillohet më 21–22 shkurt, në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.
Ftohen të gjitha bizneset dhe ndërmarrjet në Durrës që janë të interesuara të marrin pjesë në këtë aktivitet sportiv amator, argëtues dhe bashkues.
🏐 Formati i lojës:
Ekipet do të përbëhen nga 6 lojtarë (3 meshkuj + 3 femra).
🤝 Ky kampionat synon:
argëtim dhe aktivitet fizik;
frymë bashkëpunimi mes institucioneve dhe bizneseve;
një atmosferë festive dhe pozitive për të gjithë pjesëmarrësit.
📞 Për pjesëmarrje dhe informacion:
Bizneset dhe ndërmarrjet e interesuara janë të ftuara të kontaktojnë në numrin:
+355 67 279 7985






