Më shumë se 85,000 njerëz u mblodhën në Melburn (Australi) për të marrë pjesë në Kupën e Melburnit, garën më të famshme të kuajve në vend. Dhe në fund pati një kaos të përgjithshëm. Kupa e Melburnit mbahet çdo vit të martën e parë të nëntorit në “Flemington Racecourse” në Melburn. Edicioni i parë u mbajt në vitin 1861 dhe është mbajtur vit pas viti, me përjashtim të dy luftërave botërore. Këtë vit, kaosi pasoi pas garës së fundit të ditës. “Kasaphana e dehur” ishte titulli i “The Sun”, ku raportohej se më shumë se 85,000 njerëz kishin mbetur pas tyre.

Pas ngjarjes së fundit festa ka nisur në hipodrom. Dhe pjesëmarrësit nuk kishin kufij. “Pjesëmarrësit treguan efektet e një dite të gjatë bastesh dhe pijesh. Këtë nuk do ta shihni në asnjë garë tjetër kuajsh”, shkruan “The Sun”. Dhe imazhet flasin vetë. Njerëzit të shtrirë në bar, veshur e zhveshur, në pozicione nga më të ndryshmet ose që mezi qëndronin në këmbë u fotografuan duke u larguar nga evenimenti nën efektet e dukshme të alkolit.

Dhe dhjetëra mbeturina mbetën pas tyre. Policia ka qenë prezentë, por ka monitoruar në distancë pa ndërhyre në festivalin e dehjes së 85 mijë njerëzve, që eklipsuan garat me kuajt të turneut të Melburnit.