Mbretëria e Bashkuar ka shënuar sërish rritje të numrit të viktimave në 24 orë. Raportimet më të fundit bëjnë me dije se në 24 orë kanë ndërruar jetë 861 persona, një numër relativisht i lartë në krahasim me katër ditët e mëparshme. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave në shkuar në 13,729.

Ndërsa rastet e infeksioneve në 24 orë kanë shënuar një rritje të lehtë, 4617 raste janë regjistruar në krahasim me ditën e djeshme kur kishin rezultuar pozitivë 4603.

Me 14 raste më shumë në 24 orët e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 103,093.

Ndërkohë mediet britanike bëjnë të ditur se masat kufizuese do të jenë në fuqi edhe për 3 javë të tjera. “Lockdown” është duke dëmtuar rëndë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar, por autoritetet janë të vendosura të mbajnë në fuqi kufizimet deri në fillim të majit.