30 nëntor 2015 – Vetëm gjatë një viti, në Shqipëri janë diagnostikuar me virusin HIV 87 persona duke e çuar në total numrin e të prekurve në 870, nga të cilët 613 janë meshkuj dhe 257 femra. Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, në total ka 40 fëmijë të prekur nga ky virus.

Hiv Aids mbetet një nga sfidat më të mëdha të shëndetit të publikut në të gjithë botën për shkak se kurimi mbetet ende një mision i pamundur. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se bota është e gatshme për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS-it vetëm në 2030-n , falë progresit që mund të bëjnë mjekësia në trajtimin e plotë të tij nëpërmjet terapisë antiretrovirale.

Në vendin tonë vdekshmëria e të prekurve me HIV mbetet shqetësuese. Në 22 vjet që nga shfaqja e rastit të parë në Shqipëri, kanë gjetur vdekjen 161 persona nga ky infeksion, ndërsa 9 vetëm vitin e fundit dhe numrin më të madh të viktimave e zënë meshkujt.

Nëse një dekadë më parë rastet më të shumta me HIV ishin të importuara nga jashtë, vitet e fundit, sipas ekspertëve të shëndetit, ky raport është përmbysur dhe HIV qarkullon në vendin tonë. /OraNews

/portali DurresLajm/