Mbi 1800 shoferë në ditë janë gjobitur javën e kaluar nga policia rrugore në Tiranë. Sipas një bilanci të bërë të ditur nga kjo polici mësohet se për javën e kaluar (26 maj – 1 qershor 2024) janë vendosur 12.742 masa administrative, mesatarisht 1,813 në ditë.

Drejtuesit e mjeteve janë gjobitur më shumë për qëndrim të gabuar, mos vendosje rripi të sigurisë dhe tejkalim shpejtësie. Në dy raste janë evidentuar që drejtonin mjetin me shpejtësi deri në 177 km/ në orë.

Ndërkohë në dy raste janë gjobitur dy makina me 4 mijë lekë dhe 2 mijë lekë gjobë se shkaktuan zhurma shqetësuese përmes marmitave.

Njoftimi:

🚨 Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (26.05.2024 – 01.06.2024) 🚨

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ 18 Arrestime dhe procedime penale:

• 🍺 6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• 🚫 2 persona për pa leje drejtimi.
• 🚦 7 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• 💶 2 persona u proceduan për korupsion aktiv.
• 💊 1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

✅ Masat administrative:

• 📈 12.742 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,813 në ditë.
• 🌑 68 masa për xhama të zinj.
• 🚗💨 681 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 📱 410 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 🔒 713 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 🛑 58 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• 🅿️ 8.732 masa për qëndrim të gabuar.

✅ Pezullime dhe bllokime:

• 🍺 9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 🚗💨 45 raste për tejkalim shpejtësie.
• 🚗💨 3 raste të ndryshme

• 🚗 14 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt! 🚓🛣️

PoliciaRrugore #Tiranë #SiguriaRrugore