Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot për herë të parë një procedurë për shembjen e një godinë 13 katëshe në Durrës. Duke perdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima) specialistët e IKMT, kanë kryer shpërthime në të gjitha katet e brëndshme të godinës.

Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qënë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shëmbej me menyrat e zakonshme.

Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese. Pallati 13 katesh, i cili ka qënë i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar. Deri tani në Durrës, IKMT ka shëmbur mbi 100 objekte të lartë.

IKMT, 88 kg tritol pallatit 12 katësh në Durrës Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot për herë…

Posted by Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT on Sunday, September 20, 2020