13 maj 2015 – Ndërsa batakçiu mediatik Saviano kapërdisej nëpër televizionet shqiptare duke treguar barcaleta për krimin e organizuar shqiptar, financierët siçilianë të Portit Riposto interceptuan një peshkarexhë italiane me 880 kg kanabis në hambar. Saviano u tha shqiptarëve, që me ndërhyrjen e policisë shqiptare në Lazarat nuk ka më kapje sasish të mëdha kanabisi shqiptar në Itali. Me sa duket për Savianon 880 kg është sasi e vogël. Sipas financierëve italianë, nëse kjo sasi droge do hidhej në treg, mafia siçiliane do siguronte 4 milionë euro me çmim pakice.

Peshkarexha me emrin “Fatima”  12 metra e gjatë 127 ton DËT, kishte ngarkuar në bregdetin shqiptar përveç 880 kg edhe një sasi armësh luftarake e municionesh. Zhytësit e Rojes së Financës arritën të gjejnë në fund të detit përgjatë bordit të djathtë të peshkarexhës një kallashnikov prodhim kinez, mod. 56 dhe një kallashnikov prodhim shqiptar i markës ASH 82.

Deri tani janë nxjerrë nga fundi i detit edhe 87 fishekë kallashnikovi kalibër 7,62X39 dhe fishekë kalibër 7,62X54. Financierët arrestuan 9 persona, që të gjithë siçilianë. Sipas Sezione I të Rojës së Financës, “eksportimi” i kësaj sasie kanabisi nga Shqipëria u bë i mundur në sajë të përkrahjes së policisë shqiptare në nivel kryekomisari.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/