Një ish-boksier japonez, Iwao Hakamata, është dëmshpërblyer me 1.4 milionë dollarë pasi kaloi 45 vite në burg për një krim që nuk e kishte kryer.
Hakamata, sot 89 vjeç, u dënua me vdekje në vitin 1968 për një vrasje të katërfishtë të ndodhur në 1966, ku viktima ishin punëdhënësi i tij, bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre. Fillimisht ai pranoi fajin, por më vonë deklaroi se ishte detyruar ta bënte këtë nën presionin dhe dhunën e hetuesve.
Gjurmët e gjakut të gjetura në rrobat e tij u përdorën si provë kryesore për dënimin, por dekada më vonë u zbulua se nuk kishin lidhje me vrasjen. Pas një beteje të gjatë ligjore, Hakamata u shpall i pafajshëm dhe u lirua nga burgu në vitin 2014, duke u bërë një nga personat që ka kaluar më shumë kohë në pritje të ekzekutimit.
Gjykata e Shizukas në Japoni ka vendosur tani që ai të dëmshpërblehet për vuajtjet e tij, duke i dhënë fund një prej rasteve më të gjata të drejtësisë së gabuar në histori.