Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e reja të infektimeve në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Mësohet se nga testimi i 5901 qytetarëve, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 895 raste të reja, ku 60 infektime janë regjistruar në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 tre pacientë të infektuar, një qytetar 65-vjeç nga Shkodra, një qytetar 68-vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84-vjeç nga Durrësi.

Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Njoftimi i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.

Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5901 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 895 qytetarë, në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 74 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 37 raste në Kavajë, 35 raste në Lezhë, 34 raste në Fier, 29 raste Vau i Dejës, Vlorë, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Kukës, 22 raste në Korçë, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Kamëz, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste në Krujë, 15 raste në Kurbin, Mat, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Berat, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 7 raste në Rrogozhinë, Himarë, 6 raste në Divjakë, Mallakastër, 5 raste në Has, Memaliaj, Devoll, Dimal, Peqin, Librazhd,  4 raste në Shijak, Vorë, Pogradec, Cërrik, 3 raste në Dibër, Këlcyrë, 2 raste në Tropojë, Mirditë, Delvinë, Kuçovë, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Klos, Selenicë, Finiq.

Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetarë: Një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 68 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 519 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,321 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Shtator 2021)

Raste të reja ditore       895

Të shëruar në 24 orë       519

Të shtruar në spitale       114

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 5,901

Testime totale            1,065,642

Raste pozitive             149,117

Raste të shëruara         135,321

Raste Aktive                    11,288

Humbje jete                     2,508

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4171

Shkodër          1915

Vlorë               880

Durrës             902

Fier                  778

Lezhë              688

Elbasan           596

Berat               412

Gjirokastër      281

Korçë               270

Kukës              226

Dibër                169