5 gusht 2014 – Ndiheni të lodhur gjithmonë, por nuk e dini nga ju vjen? Ja 12 arsye që do ju çudisin.

Nuk pini ujë aq sa duhet

Të qenit të dehidratuar lidhet drejtpërdrejt me nivelin e energjisë. Mungesa e ujit sjell ulje të vëllimit të gjakut, zemra nuk pompon si duhet dhe muskujt dobësohen.

Jeni perfeksioniste

Objektivat tuaja janë të pamundura të realizohen dhe asnjëherë nuk e keni ndjesinë e një “misioni të përmbushur.”

I mendoni gjerat negativisht

Gjithmonë keni përshtypjen se e keqja ka për të ndodhur. Ankthi ju paralizon dhe ju lodh mendërisht.

E anashkaloni mëngjesin

Mëngjesi është ai që ju sjell më shumë energji. Ai jep sinjalet për një fillim të mbarë të metabolizmit në mënyrë që ky i fundit të jete i qëndrueshëm gjithë ditën.

Konsumoni ushqime jo te shëndetshme

Ushqimet më shumë sheqer apo glucide rritin sasinë e glicemisë. Kjo gjë na lodh se tepërmi.

E keni zyrën te çrregullt

Një zyre e rrëmujshme nuk mund t’iu ofroje rehatinë dhe përqendrimin e duhur. Do ndiheni gjithmonë të lodhur nëse nuk vendosni rregull sa me parë.

Punoni edhe gjatë pushimeve

Mos i lexoni email-et në breg të detit apo pishinës. Çlodhuni dhe bëni pushime të vërteta. Kur të riktheheni në punë do jeni më kreative dhe më produktive.

Pini një apo dy gota vërë para se të flini

Alkooli mund t’ua prishe gjumin dhe mund t’iu shkaktoje probleme në mbrëmjet e vona.

Para se të flisni kontrolloni mesazhet

Drita e zbehtë e telefonit apo e kompjuterit mund të çrregulloje ritmin tuaj natyral duke larguar melatoninen, hormonin që ndihmon në rregullimin e ciklit të gjumit dhe të zgjimit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/