Këto janë 9 gjërat më interesante që i ndodhin trupit tuaj ndërsa flini dhe e “fikni” mendjen, duke e lënë të pushojë për disa orë.
1.Muskujt tuaj paralizohen
Kur ju bini në fazën e gjumit REM ( me lëvizje të shpejtë të syve), që është etapa më e thellë e gjumit, muskujt paralizohen plotësisht dhe e keni të pamundur të lëvizni. Ka disa njerëz me çrregullime të gjumit që kjo simptomë i vazhdon edhe disa minuta pas zgjimit. Kjo ndjesi e frikshme përjetohet nga njerëzit me narkolepsi, kur ata hapin sytë pas zgjimit.

2. Sytë tuaj lëvizin me shpejtësi të plotë
Të gjitha fazat e gjumit shërbejnë për një qëllim specific, për ta mbajtur trupin dhe trurin të shëndetshëm dhe të relaksuar. Ka 5 faza gjumi, çdonjëra është më e thellë se tjetra dhe kur mbaron edhe etapa e pestë, cikli përsëritet. Faza e fundit, pra e pesta, REM (rapid eye movement) është më aktivja dhe fillon rreth 60 apo 90 minuta pasi ju shkoni për të fjetur. Në këtë fazë sytë tuaj lëvizin me shpejtësi të plotë para dhe pas, por ju nuk kuptoni asgjë, sepse mendja juaj është fokusuar diku tjetër, tek ëndrrat.

3. Çlirohet hormoni i rritjes
Hormoni HGH, i njohur si hormoni i rritjes, është përgjegjës për rigjenerimin e kockave dhe muskujve tuaj. Ndërsa flini në të gjithë trupin aktivizohet prodhimi i kësaj substance. HGH kontribuon në shërimin e plagëve dhe rinovimin e qelizave. Kur ne jemi të rinj, ky hormon nxit rritjen dhe ka shumë efekte të tjera në trup. Për këtë arsye, mund të thuhet se ata që flenë pak më shumë, bëhen më shtatlartë.

4. Fyti juaj ngushtohet
Kur ju flini, muskujt që mbajnë fytin tuaj të hapur kur jeni zgjuar, pushojnë, dhe madhësia e fytit tuaj zvogëlohet. Ky është një nga shkaqet e gërhitjes së thellë. Edhe pse ka faktorë të tjerë që kontribuojnë, të tilla si pengimi nazal, shtrëngimi i fytit ka të bëjë me zhurmat bezdisshme që disa njerëz bëjnë kur ata flenë.

5. Kërcisni dhëmbët
Ky fenomen quhet bruksizëm. Nuk ndodh tek të gjithë, por disa njerëz mund të zgjohen me dhimbje të forta nofulle pas kërcitjes së dhëmbëve të tyre gjatë natës. Bruksizmi mund të ketë origjinë morfologjike që ndodh si rezultat i mospërputjes së dhëmbëve të lartëm me të poshtmit. Kjo problematikë mund të jetë edhe psikologjike, një mënyrë për lirimin e tensionit emocional dhe stresit të akumuluar gjatë ditës. Megjithatë, studimet nuk kanë arritur ende të identifikojnë se pse disa njerëz nuk e përjetojnë atë, ndërsa të tjerët mund përfundojnë me dhëmbë të plasaritur dhe nofulla të lënduar.

6. Përjetoni eksitim seksual spontan.
Si burrat ashtu edhe gratë, përjetojnë eksitim gjatë gjumit. Ky fenomen ndodh për shkak të aktivitetit të trurit, gjatë fazës gjumit me lëvizje të shpejtë të syve (REM), që do të thotë truri juaj ka nevojë për më shumë oksigjen, dhe për këtë arsye, një rrjedhje më të shpejtë të gjakut. Rritja e qarkullimit të gjakut ndikon në çdo organ të trupit tuaj, duke përfshirë edhe ato më intime, duke aktivizuar kështu hormonet seksuale.

7. Truri juaj krijon histori me informacionet e akumuluara
Mënyra se si formohen ëndrrat tona mbetet ende një mister shkencor. Sot ne e dimë se truri ynë ndërton ëndrra nga kujtimet e pranishme në jetën tonë të përditshme dhe materialeve të ruajtura thellë në subkoshiencë. Kështu, përvojat e fundit kombinohen me informacionin që kemi ruajtur prej vitesh, si: kujtimet, traumat, emocionet dhe ndjenjat, për të krijuar ëndrrat misterioze dhe nganjëherë absurde. Megjithatë, nuk është ende e mundur për të përcaktuar pse mendja jonë udhëton në vende të caktuara gjatë natës, ose pse ajo zgjedh kujtime të veçanta, ngjyra, zëra, skena apo njerëz. Pavarësisht nga përparimet e mëdha të shkencës, ëndrrat mbeten ende një mister i madh për t'u zgjidhur.

8. Ju mund të dëgjoni shpërthime të papritura
Sindroma e “shpërthimit” të kokës është një fenomen që ndodh rrallë. Mund t'ju ndodhë të ndiheni sikur një shpërthim i madh ju ka bërë që të zgjoheni, dhe të përjetoni nivele të larta të frikës dhe shqetësimit, por në realitet nuk ka ndodhur asgjë në botën e jashtme. Ata që vuajnë nga ky sindrom mendojnë se koka e tyre ka "shpërthyer", ose mendojnë se dëgjuan një zhurmë të madhe, si një e shtënë me armë zjarri. Ajo nuk shkakton dhimbje fizike, por mund të ketë pasoja serioze psikologjike.

9. Truri juaj rikthen dhe detoksifikon veten
Hulumtuesit në Universitetin e Rochester-it kanë arritur në konkluzionin se ndërsa ju flini, truri juaj pastrohet nga “mbetjet” që krijon gjatë ditës. Mekanizmi që është aktivizuar kur jemi duke fjetur quhet sistemi glymphatic dhe kur ai fillon punën, e lejon trurin të fshijë të gjitha informacionet e padobishme dhe të grumbullojë materialet që konsiderohen jetike.

Burimi: Brightside.me
Përshtati: R.O.





