Rivaliteti mes Teutës dhe Tiranës është një nga më të zjarrtit dhe më të ndjekurit në futbollin shqiptar. Por përtej përplasjes në fushë dhe emocioneve të forta për tifozët, këto dy klube ndajnë edhe shumë emra të përbashkët.

Disa lojtarë kanë mbajtur fanellën e të dyja ekipeve, duke lënë gjurmë në të dy kampet dhe duke shtuar intrigë në çdo përballje. Në dy sezonet e fundit (2023/24 dhe 2024/25), Teuta ka marrë kontrollin në përballjet direkte, duke regjistruar katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit, me një golavarazh 8-3 në favor të durrsakëve. Seria përfshin fitoren 2-1 në Tiranë në mars 2024, pastaj triumfet 3-1 dhe 2-1 në Durrës gjatë sezonit 2024/25, dhe fitoren 1-0 në kryeqytet në prill 2025, ndërsa vetëm një barazim 0-0 në dhjetor 2024 ndërpreu serinë.

Nga Tirana te Teuta – Durrsakët kanë përfituar nga eksperienca e futbollistëve që dikur mbrojtën fanellën e Tiranës. Gentian Selmani, portieri i kombëtares, i pazëvendësueshëm në portën e Teutës. Florjan Përgjoni dhe Blerim Kotobelli, mbrojtës me eksperiencë që kanë kaluar nga Tirana. Albi Doka dhe Ardit Toli, janë lojtarë që sjellin disiplinë dhe stabilitet në prapavijën durrsake. Më parë kanë fituar titullin kampion me bardheblutë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Përgjoni. Mario Beshiraj i rritur te Tirana, që ka gjetur më shumë përgjegjësi dhe minuta në Durrës.

Nga Teuta te Tirana – Edhe Tirana ka lojtarë që kanë kaluar më parë nga Teuta. Aldi Gjumsi, sulmues me instinkt goli, që di të shfrytëzojë çdo rast para portës. Erando Karabeci, mesfushor me përvojë, simbol bardheblu që ka njohur më parë ambientin e Durrësit. Angelo Tafas, portieri që deri vjet ka mbrojtur portën e Teutës dhe tashmë është pjesë e skuadrës së Tiranës.

E veçanta është se këtë sezon dy ekipet kanë ndërruar portierët titullarë. Në fushë, përballjet janë të ashpra, plot emocione dhe tension, por jashtë saj, këta lojtarë tregojnë se historia e Teutës dhe Tiranës është e ndërlidhur. Kalimet mes klubeve dhe përvoja e përbashkët e futbollistëve e bëjnë këtë rivalitet edhe më intriguese për tifozët, duke sjellë një dimension të ri, përtej ngjyrave, ka respekt dhe histori personale që lidhet me të dyja skuadrat.