Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përmes një postimi në Facebook tragjdeinë e 9 janarit 2004 ku humbën jetën në ujrat e detit Jon 28 shqiptarë.

Meta thotë se duhet të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më të tilla tragjedi, që të përsëriten

“Mendimet dhe lutjet e mia janë sot për familjarët e viktimave të pafajshme të tragjedisë së 9 janarit 2004, të cilët humbën jetën në përpjekje për të gjetur një ardhme më të mirë.

Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më të tilla tragjedi, që të përsëriten, duke u krijuar të gjitha mundësitë, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë në Atdheun e tyre!“, shkruan ai.