Të bllokuar prej muajsh në portin e Durrësit, 9 marinarë  të huaj e kanë të pamundur të marrin mbrapsht pasaportat e tyre. Për ta, mbijetesa është kthyer në çështje primare. Bëhet fjalë për marinarët e anijes “Ayala Zanubia”, e cila u ndalua para 9 muajsh nga organet ligjzbatuese shqiptare, pasi u konstatua se kishte 850 mijë litra karburant, i cili mendohej të hidhej në tregun vendas.

Sekretari i përgjithshëm  i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit, Tonin Gjinaj, apeloi për ndërhyrjen e autoriteteve për të liruar marinarët.

Operacioni policor i DVP Durrës u konkludua me bllokimin e anijes “Ayala Zanubia” në radë, por njëkohësisht bllokoi në bordin e mjetit lundrues 9 pjesëtarë të ekuipazhit, 1 shtetas egjiptian dhe 9 sirianë.

Koha e gjatë e qëndrimit të tyre këtu ka bërë që ata të mbeten pa furnizim me ujë dhe ushqime, ndërkohë që në situatë të vështirë ekonomike janë edhe familjet e tyre në Siri dhe Egjipt.

M.B.