13 qershor 2015 – SHBA-ja shpenzon më shumë se 9 milionë dollarë në ditë në luftën kundër Shtetit Islamik dhe deri tani kanë shpenzuar 2.7 miliardë dollarë në bombardimet ajrore, pas krijimit të koalicionit ndërkombëtar gushtin e shkuar.
Këto shifra u publikuan nga Pentagoni një ditë më parë, që tregon se dy të tretat e shpenzimeve totale ka shkuar për Forcat Ajrore dhe kjo vjen menjëherë pasi Kongresi hodhi poshtë ligjin që ndalon shpenzimet e mëtejshme.
Dhoma Amerikane e përfaqësuesve miratoi projektligjin për fondin e sigurisë prej 579 miliardë dollarësh.
Kostoja e operacioneve ushtarake të SHBA-së është rritur ndjeshëm që kur koalicioni nisi bombardimet vitin e kaluar në Irak.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/